Ushtria e Ukrainës: Kemi zmbrapsur pjesërisht trupat ruse nga qyteti Kharkiv

15 Maj 2024 | 14:36

Forcat e Ukrainës kanë “zmbrapsur pjesërisht” trupat ruse nga qyteti Vovchansk në rajonin e Kharkiv, ka thënë ushtria ukrainase.

Sipas mediave të huaja, në një përditësim mbi situatën në fushën e betejës, ushtria tha se gjithsej 18 sulme ruse u zmbrapsën, ndërsa përleshjet luftarake aktive po vazhdojnë në pjesët veriore dhe veriperëndimore të qytetit.

Analisti ynë ushtarak, Michael Clarke, tha se Ukraina ishte në gjendje të zmbrapste përparimet ruse duke ridrejtuar trupat nga njësitë ushtarake në jug.

“Pjesë të brigadave të tyre më të mira janë dërguar në veri për të frenuar valën,” tha ai.

Më herët, kreu i forcës policore të Ukrainës në rajonin e Kharkiv e përshkroi situatën në qytetin e Vovchansk si “jashtëzakonisht të vështirë”.

Oleksiy Kharkivskiy, shefi i policisë patrulluese të Vovchansk, tha se forcat ruse po vendosnin pozicione brenda qytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026