“Gjueti njeriu” në Francë, 450 xhandarë për kapjen e kriminelit të arratisur
Një gjueti e paprecedent njeriu po zhvillohet në veri të Francës, për kapjen e një të dënuari që u arratis përmes një prite të ngritur ndaj agjentëve që po e shoqëronin.
Mohamed Amra, i njohur me pseudonimin “Miza”, po dërgohej në burg nga një gjykatë në Normandi, kur papritur një makinë bllokoi furgonin e policisë dhe persona të armatosur hapën zjarr duke vrarë dy oficerë dhe plagosur tre të tjerë.
Sipas të dhënave të fundit, 450 xhandarë dhe oficerë policie janë mobilizuar në rajonin Eure të Normandisë, në kuadër të kërkimeve.
“Çdo gjë do të bëhet për të gjetur autorët e këtij krimi burracak”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Eric Dupond Moretti, duke shtuar se agresorët ishin njerëz për të cilët jeta nuk ka vlerë.
“Ata do të gjenden dhe do të ndëshkohen në një mënyrë që është në përpjesëtim me krimin”, ka shtuar ministri.
Mohamad Amra ishte dënuar për grabitje më 10 maj dhe ishte paditur nga prokurorët e Marsejës për një pengmarrje me pasojë vdekjen.
Sipas disa mediave franceze, Amra ishte përpjekur të arratisej nga burgu pak ditë më parë duke sharruar hekurat e qelisë.
Ai thuhet se ka lidhje me një bandë të fuqishme në qytetin e Marsejës, i përfshirë nga dhuna e bandave të drogës.
Autoritetet franceze saktësuan se njëri nga oficerët e vrarë lë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, ndërsa tjetri, 34 vjeç, la të ve bashkëshorten 5-muajshe shtatzënë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur