Sëmundjet kardiovaskulare, OBSH: Konsumimi i tepërt i kripës po rrit vdekshmërinë
10 mijë persona në Europë ndërrojnë jetë çdo ditë si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare.
Studimi i organizatës botërore të shëndetësië ka nxjerr në pah se këto sëmundje janë shkaku i 42.5% të të gjitha vdekjeve që regjistrohen gjatë një viti.
Ekspertët thonë se konsumi i tepërt i kripës dhe hipertensioni prej të cilës vuajnë 1 në 3 persona të moshës 30-79 vjeç por rrisin fatlitetet.
Marrja e kripës në sasi të mëdha thonë ekspertët con në rritje të presionit të gjakut, i cili është një faktor rreziku kryesor për sëmundjet kardiovaskulare si sulmet në zemër dhe goditjet në tru.
Sipas raportit të OBSH për Evropën, burrat kanë pothuajse 2.5 herë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare sesa gratë.
Pothuajse të gjitha vendet në Rajonin Evropian (51 nga 53) kanë një konsum mesatar ditor të kripës mbi nivelin maksimal të rekomanduar të OBSH-së prej 5 g (rreth një lugë çaji) në ditë.
Ushqimet e rrugës dhe ushqimet e përpunuara janë shpesh fajtorët kryesorë.
Përgjatë një viti 4 milionë, njerëz kryesisht meshkuj vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare. Zbatimi i politikave që reduktojnë marrjen e kripës me 25% mund të shpëtojë rreth 900 000 jetë deri në vitin 2030.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 19:32 Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë
- 19:27 Kina kryeson listën botërore të superkompjuterëve me “LineShine” në vend të parë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit