Flet daja i vrasësit të efektivit të “Shqiponjave”: Po e gjeta, e dorëzoj në polici
Daja i 23 vjeçarit Azgan Mernica i cili vrau me armë zjarri efektivin e Shqiponjave në Fier, Novruz Cenalia në një intervistë për Euroneës Albania i bëri thirrje të nipit të dorëzohet kudo që është.
Ai theksoi se nuk e di se ku është nipi, duke shtuar se nëse e gjen do të jetë vetë ai që do e dorëzojë në polici.
Përsa i përket të motrës, nënës së Mernicës që ishte së bashku me këtë të fundit kur ndodhi ngjarja, tha se është e shokuar dhe nuk ka folur pothuajse asnjë fjalë.
“Dua të shpreh ngushëllime për familjen, Zoti ju dhashtë forcë nuk dimë ça të themi. Motra ime me nipin po blinin ushqime. Motra ime është e pamundur për të four fare. Ka ndodhur çdo gjë shumë shpejt. Novruzin unë nuk e kam parë ndonjëherë. Ne nuk dimë asgjë. Po kërkojmë ku mund të jetë. I kam rënë telefonit nuk përgjigjet. I kam shkruar e nuk përgjigjet. Ne më shumë kemi marrë vesh ngjarjen nga televizori se sa nga motra. Nuk kisha dijeni nëse nipi lëvizte me armë. Nuk e dimë nga e mori armën. Kam komunikuar me të gjithë që njohim dhe po kërkojmë të gjithë bashkë. Kam fol me policinë, i kam thënë që do e dorëzojë nëse e gjejmë po ne nuk kemi asnjë të dhënë”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Halla e vrasësit së efektivit: Shteti të mos bëjë veprime pa praninë e familjes
- Begaj ngushëllime familjarëve të efektivit të vrarë: Thellësisht i tronditur
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet