Debate në komisionin TIMS, Gogu-Salianjit: Hidh kërkesën e ministrit Balla në votim
Komisioni hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS” është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.
Shkak është bërë refuzimi nga ana e kryetarit të komisionit Ervin Salianji për të hedhur në votim kërkesën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla për të zhvilluar mbledhje me dyer të mbyllura.
Nënkryetari i komisionit Toni Gogu i kërkoi kryetarit Ervin Salianji të hedhë në votim kërkesën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar.
“Ky komision është vend punë e jo spektakli. Spektakli i këtij komisioni janë vendimet e komisionit jo sa herë del ti në televizor. Hidh në votim kërkesën siç të detyron ligji sepse nuk e mbar ti pushtetin e komisionit. Te je një i parë në mes të barabartëve, drejton mbledhjet e këtij komisioni e thërret mbledhjen e këtij komisioni. Për kërkesën e Ballës duhet të informosh komisionin dhe ta hedhësh në votim”, tha Gogu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës