Turqia ekstradon të dyshuarin kryesor për vrasjen makabre të 14-vjeçares në Shkup

15 Maj 2024 | 21:52

Shtetasi maqedonas Lupço Palevski – Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski, u ekstradua në Maqedoninë e Veriut nga Turqia të mërkurën.

Ai u soll në aeroportin e kryeqytetit maqedonas me një avion të linjës së rregullt Stamboll-Shkup, nga ku u dërgua në burgun e Shkupit nën masa të rrepta të sigurisë.

Autoritetet e burgut kanë bërë të ditur se Palevski do të vendoset në një qeli të posaçme dhe se nuk do të ketë asnjë kontakt me të burgosur të tjerë.

Palevski u arrestua nga policia turke në qytetin Balikesiri më 5 dhjetor 2023.

Kërkesa e autoriteteve maqedonase për ekstradimin e tij në Shkup u miratua nga një gjykatë në Turqi më 30 prill.

Për këtë vrasje të dyfishtë dyshohen edhe tre persona të tjerë, ndërsa pjesë e hetimit është edhe babai i 14-vjeçares.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares ishte gjetur në një zonë të braktisur në dalje të Shkupit më 3 dhjetor, ndërsa ai 74-vjeçarit ishte gjetur në qytetin e Velesit.

Vanja Gjorçevska, 14 vjeçe, ishte zhdukur më 27 nëntor, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Sipas organeve të ndjekjes penale, “motivi për këtë rast është përfitimi, me ç’rast një nga personat në marrëveshje edhe me një anëtar të familjes, kanë organizuar dhe kryer aktin me qëllim që të marrin para nga nëna e vajzës së mitur që më pas të gjithë të keni përfitime”.

Sipas policisë maqedonase, viktima tjetër nga Velesi nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të pasqaruara me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026