Juventus shpëton sezonin, triumfon në Kupën e Italisë

16 Maj 2024 | 10:54

1 gol i Vlahoviç ka sjellë trofeun e vetëm sezonal për Juventusin në një vit për tu harruar, me bardhezinjtë që më në fund buzëqeshin. Finalja e kupës së Italisë ka shkuar në Torino edhe pse ndeshja u luajt më mirë nga Atalanta, e cila humbet kështu finalen e parë.Në Olimpiko, goli erdhi shpejt në minutën e 4-të, në momentim e vetëm ku Vlahoviç nuk ishte i markuar, serbi arriti të mposhtë portierin kundërshtar. Minutat në vijim folën për bergamaskët, aë goditën disa herë në portën e Perin, por fati nuk ishte me ta.

Në minutën e 74′, Juventusi shënoi dhe golin e dytë po me autor Vlahovic, pas një devijimi të saktë me kokë të topit, por pozicioni ishte i parregullt. Tentativat pasardhëse nga të dyja ekipet nuk prodhuan më asgjë e Juventus fitoi kupën e 15-të në Itali, duke thellur rekordin personal, si skuadra që e ka fituar më tepër. Atalanta mbetet në kuotën e 1 trofeu, ndërsa do të luajë dhe 1 tjetër finale ditët e ardhshme, atë ndaj Leverkusen në Europa League.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026