Francë| Policia qëllon për vdekje personin e armatosur, do i vinte zjarrin sinagogës

17 Maj 2024 | 08:50

Një person i armatosur që dyshohet se tentoi t’i vinte zjarrin një sinagoge në Rouen të premten është vrarë nga policia, ka njoftuar ministri i Brendshëm Gérald Darmanin.

Policia “iu përgjigj një raporti për tymin pranë sinagogës”, tha një burim policor.

“Burri ishte i armatosur me një thikë dhe një shufër hekuri, ai iu afrua policëve që qëlluan, individi vdiq”, tha një burim i afërt me rastin për AFP.

“Në Rouen, oficerët e policisë kombëtare neutralizuan një individ të armatosur herët këtë mëngjes, i cili qartësisht synonte t’i vinte zjarrin sinagogës së qytetit. Unë i përgëzoj ata për reagimin dhe guximin e tyre,” shkroi z. Darmanin në X.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026