Paraqitet në SPAK kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako
17 Maj 2024 |
14:11
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.
Pas daljes nga organi i akuzës pas tre orësh, kryebashkiakja e Durrësit tha se kishte dhënë shpjegime për një çështje që nuk lidhej me detyrën e saj si kryebashkiake.
Sako zgjodhi të mos jepte detaje, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor.
“Dhashë shpjegime për një çështje që nuk ka lidhje me detyrën time si kryetare bashkie, më është kërkuar të ruaj sekretin hetimore”, tha Sako.
E pyetur nëse është pyetur për inceneratorin e Tiranës, ajo u përgjigj shkurt “jo”.
Sako u paraqit në SPAK pak minuta pasi prej Prokurorisë së Posaçme doli Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)