PS mbyll fushatën në Durrës, Rama: Emirjana Sako do fitojë me mijëra vota diferencë

12 Maj 2023 | 19:52

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Durrës, për të mbyllur fushatën elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore 2023.

Ai u bëri thirrje jo vetëm socialistëve, por të  gjithëve që të dielën e 14 majit të shkojnë e të votojnë Emirjana Sakon, pasi vetëm kështu Durrësi do mund të vazhdojë zhvillimin e projekteve të mëdha.

Gjithashtu kryeministri tha se mjafton të numëroheshin pjesëmarrësit në mitingun e kësaj dite për të kuptuar se zgjedhjet do i fitojnë me mijëra vota në zgjedhjet e të dielës.

“Unë jam shumë i pranishëm në Durrës. Thonë se unë jam shumë i pranishëm në  Durrës se s’i ka mirë punët Emirjana. Ata s’e kuptojnë fare për çfarë bëhet fjalë. Këtu bëhet fjalë për të ardhmen. bëhet fjalë për një potencial të jashtëzakonshëm që sapo kemi filluar ta vëmë në punë dhe duhet ta vëmë gjithnjë e më shumë në punë në shërbim të gjithë Shqipërisë.

Sa për sondazhet , unë u them atyre që duan të dinë se si do dali Partia Socialiste në Bashkinë e Durrësit, të marrin e të numërojnë se sa njerëz janë të pranishëm këtu dhe ky do jetë rezultati. Mijëra e mijëra vota diferencë”,-tha Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026