Pamjet nga momenti i vrasjes së 40-vjeçares shqiptare në Greqi (VIDEO)

18 Maj 2024 | 15:45

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga momenti i vrasjes së 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj nga bashkëshorti i saj, 50-vjeçari Eduart Danaj.

Nga pamjet vërtetohet ajo që ai ka pohuar në Polici, se e ka kryer vrasjen me paramendim.

50-vjeçari ka ditur itinerarin e gruas dhe e dinte se ajo do të dilte në orën 05:30 për të shkuar në punë.

Në video shihet Eduarti duke kaluar nga e majta në të djathtë. Pastaj ai kthehet. Gruaja fatkeqe, e veshur me një rrobë të bardhë sipër, shihet në anën e djathtë duke ecur. Kur e sheh ish-bashkëshortin, ajo ndalon.

Jo shumë kohë më vonë, ajo mbeti e vdekur. Sulmuesi iu afrua asaj dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë, duke e goditur më shumë se 10 herë. Në fund ai e la thikën të ngulur në trupin e saj të pajetë derisa mbërriti policia.

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se kishte punuar. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli. Diçka që ai e bënte edhe kur jetonte me viktimën e tij. Ai pinte dhe pastaj e rrihte. Më në fund, oficerët e policisë nga departamenti lokal e gjetën gjatë një patrullimi dhe e prangosën.

“U zgjova në mëngjes dhe shkova te vendi i ngjarjes sepse e dija që po kalonte aty në orën 5.30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula pak aty dhe më pas shkova deri në ndërtesë dhe piva disa birra, derisa më në fund më arrestuan”, ka thënë i akuzuari në polici, i cili është shfaqur i papenduar për aktin e tij.

Pak më herët se të ndodhte ngjarja, siç tregon një video e re e protothema.gr, 50-vjeçari mban në dorë një qese me birra, të cilat i hedh në një kosh riciklimi.

I akuzuari pritet të dalë sërish para oficerit hetues mëngjesin e së hënës për të kërkuar falje për aktin e tij. Ndaj tij është ngritur procedimi penal për ‘vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore’, ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘përdorim të armëve’.

‘E vrava sepse nuk duroja të shihja dikë tjetër duke drejtuar makinën time’, tha ai, duke pretenduar se i dashuri i viktimës hante paratë e tij.

Kur u arrestua, 50-vjeçari ishte dukshëm nën efektin e alkoolit dhe dukej se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur. Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij. Ai përfundimisht rrëfeu vrasjen me pretendimet e tij që ishin tronditëse.

I pyetur nga policia se pse e ka kryer krimin e rëndë, autori i vetë-rrëfyer dyshohet se është përgjigjur: “Nuk durova dot të shikoja zogun e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”.

Për të parë videon klikoni KËTU.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026