Premiera e “Na ishte njëherë”, shfaqja e Fatos Berishës duartrokitet në Korçë

19 Maj 2024 | 16:35

“Na ishte një herë” është drama e regjisorit Fatos Berisha që u vendos në skenën e Teatrit “Andon Z. Çajupi”.

Një shfaqje tronditëse dhe me shumë emocion që ka ngjitur në skenë aktorët e rinj të teatrit Silvio Goskova, Juxhin Plovishti, Xhuliano Brisku dhe Antonio Tole.

Regjisori tregon se vepra e autorit irlandez Martin McDonagh, e titulluar “The pilloëman” është vënë në skenë për herë të parë në gjuhën shqipe.

“Është hera e parë dhe për mua është vërtet kënaqësi. Edhe unë lotova, kështu që besoj se shkpoi mirë. Unë disi u dashurova me teatrin dhe qytetin. Kam qëndruar këtu 11 ditë dhe e kam shijuar shumë Korçën”,-tha Fatos Berisha, regjisori i shfaqjes

Aktorët tregojnë për emocionet pas shfaqjes, duke falenderuar publikun për duartrokitjet.

“Mendoj se u arrit qëllimi i shfaqjes, unë e kam shijuar shumë. U ndje energjia e publikut”,-tha Silvio Goskova, aktor.

“Kjo ëhstë shfaqja ime e  parë dhe jam shumë i lumtur të punoj me një regjisëor si Fatos  Berisha”, -tha Antonio Tole, aktor.

Shfaqja “Na ishte njëherë” do të ngjitet në skenën e teatrit të Korçës edhe për dy netë të tjera gjatë kësaj fundjave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026