Presidenti iranian humb jetën pasi helikopteri i tij u rrëzua, asnjë i mbijetuar

20 Maj 2024 | 06:47

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Amirabdollahian së bashku me të tjerët që kanë qenë në bordin e helikopterit që u rrëzua ditën e djeshme kanë vdekur,. Lajmin e kanë konfirmuar agjencitë e shumta iraniane të lajmeve.

“Kur shikojmë rrënojat e helikopterit, gjasat që dikush të mbijetojë në një aksident të tillë janë mjaft të vogla. Shohim që e gjithë kabina e helikopterit është djegur plotësisht”,-thuhet në një lajm të publikuar nga Aljazeera.

Autoritetet iraniane thonë gjithashtu se disa prej trupave janë djegur përtej njohjes dhe se ata nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë se kush është kush në vend.

Irani pritet të mbajë zgjedhjet e ardhshme për president 50 ditë pas vdekjes së presidentit Ebrahim Raisi.

Ligji iranian thekson se, nëse vdes presidenti, atëherë pushteti i kalohet zëvendëspresidentit të parë. Mohammad Mokhber është zëvendëspresidenti i parë i tanishëm i Iranit.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026