Sa i sigurt është Veriu i Mitrovicës? Eksperti: Krim ka dhe me kamera sigurie…

20 Maj 2024 | 08:39

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ishte këtë të hënë i ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli për kamerat e sigurisë të cilat do të vendosen në veri të Kosovës.

Ai tha se këto kamera nuk do të garantojnë një siguri të plotë të vendit, pasi krime mund të bëhen edhe e kamera, por gjithsesi ato ofrojnë një presion të shtuar publik.

“Aktualisht ka gadishmëri sidomos nga KFOR-i dhe disa njësi të tjera që janë angazhuar shumë fuqishëm për të mbështetur policinë e Kosovës si me kamera që vendosen ën vende statike për të monitoruar veprimtaritë, qoftë me kamera publike, të cilat më tepër ofrojnë presionin publik se sa veprime konkrete të sigurisë. Grupet kriminale në gjithë botën, edhe pse ka shumë kamera, prap ka aktivitet kriminal, ka dështime të sigurisë për të kapur këto grupe kriminale, por fillimish kamerat kryejnë funksionin e ruajtjes publike”,-tha Bedri Elezi.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, njoftoi se ato shërbejnë për të parandaluar njerëzit që të kryejnë kundërvajtje apo krime. Elshani tha se kamerat nuk kanë zë, kështu që regjistrohet vetëm video sepse sipas ligjit është Policia e Kosovës nuk mund të monitorojë hapësirën publike.

Deri në fund të vitit do të jenë rreth 200 të tilla në tërë veriun, si dhe në Pejë apo ne disa qytete te tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024