Gazetari nga Mitrovica: Edhe serbët të pasigurt në veri, vendosen 200 kamera
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, njoftoi se ato shërbejnë për të parandaluar njerëzit që të kryejnë kundërvajtje apo krime. Elshani tha se kamerat nuk kanë zë, kështu që regjistrohet vetëm video sepse sipas ligjit është Policia e Kosovës nuk mund të monitorojë hapësirën publike.
Deri në fund të vitit do të jenë rreth 200 të tilla në tërë veriun, si dhe në Pejë apo ne disa qytete te tjera.
Gazetari Urall Boshnjaku ishte këtë të hënë i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për këtë ngjarje dhe ndikimin që ajo do të sjellë në jetën e qytetarëve në këtë zonë.
Gazetari tha se kjo është një domosdoshmëri, pasi gjithnjë veriu i Kosovës ka qenë pre e sulmeve nga grupe kriminale dhe janë cënuar si qytetarët shqiptar edhe ata serb në këtë zonë.
“E kemi parasysh edhe rastin e Banjskës ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bonjaku, kjo është një tregues i mjaftueshëm për të treguar se sa ka munguar siguria në këtë zonë dhe se sa të pasigurt kanë qenë si zyrtarët policor, por edhe qytetarët e gazetarët.
Madje edhe para rasti të Banjskës ka pasur aksione të grupeve të organizuara kriminale në veri të vendit, të cilët kanë qenë të udhëhequr nga grupe terroriste kriminale, të cilët kanë organizuar edhe bllokimin e rrugëve në veri, kanë bërë hedhje të bombave të ndryshme në rrugë kryesore, por edhe sulme në banesat e banorëve shqiptarë dhe serb,. Kjo është bërë pikërisht për të cënuar sigurinë e për t’i shërbyer propagandës serbe mbi veriun e Kosovës”,-tha gazetari ai shtoi se shpesh qytetarët serb ndihen të pasigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve