Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se në shtator do të nisë një seri e vrasjeve hakmarrëse, pas publikimeve të bisedave në aplikacionin ‘Sky’ mes grupeve kriminale.
Komentet Spahiu i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se porositë do të bëhen nga Dubai dhe ata që që do të ndodhen në burg, kanë fatin e mirë pasi nuk do të ekzekutohen.
Ai tha gjithashtu se publikimi i bisedave nxori zbuluar planet e grupeve kriminale, të cilat deri dje kishin qenë thjeshtë hamendësime.
“Ka edhe një lajm të keq e gjithë kjo histori. Duke filluar nga shtatori do të kemi një seri vrasjesh të një lufte të paparë që do fillojë mes këtyre bandave, publikimi i përgjimeve të të cilave, i ka hedhur në erë. A është bërë qëllimisht, a është bërë pa dashje.
Sepse deri dje i kanë pasur hamendësime. Në momentin që publikohen gjithë bisedat e grupeve kundërshtare, unë mendoj se tentakulat e këtyre bandave do fillojnë të hakmerren.
Mendoj se do të kenë 2-3 muaj organizim. Do marrin porositë, pagesat. Financimi do bëhet nga Dubai. Jashtë shtetit ose nga burgu. Lajmi i mirë është që ata që janë në burg nuk do të ekzekutohen”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik