Eksperti: 15 mijë shqiptarë kanë armë gjahu me leje, çdo 5 vite duhen bërë kontrolle
Në vetëm 2 ditë kanë qenë të paktën 3 raste me 3 humbje jete dhe 1 plagosje me armë gjahu. Kjo tregon se diçka nuk shkon me shoqërinë tonë, ky është një alarm pasi mesa duket jo çdokush duhet të mbajë një armë në shtëpi pasi në një moment dobësie ose debati situata agravon dhe ndodh një tragjedi.
Faik Basha, ekspert i sigurisë tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se janë rreth 15 mijë shqiptarë që mbajnë armë gjahu me leje të cilat çdo 5 vjet duhet t’i nënshtrohen kontrolleve.
“Kemi 15 mijë armë që janë në duart e qytetarëve, vetëm armë gjahu. Armët e gjahut mbahen kryesisht nga moshat e treta, mbi 60 vjeç se janë të pasionuar pas gjuetisë. Kemi 10 vjet që është ndaluar gjuetia, dhe këto armë nuk përdoren. Ai që posedon një armë, çdo 5 vite duhet të bëjë një kontroll dokumentacioni dhe për të vërtetuar që është i aftë mendërisht. Ngjarja me 82-vjeçarin në Lushnjë, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Ai ka qenë 70 vjeç kur e ka marrë armën, nuk i është nënshtruar asnjë kontrolli dhe është kthyer në një rrezik për shoqërinë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West