21-vjeçarja shqiptare nga Italia: Po garoj për Këshillin Bashkiak në Prato

21 Maj 2024 | 08:50

Arjana Salimusaj, 21-vjeçe e cila studion për inxhinieri civile në Firence, aktualisht kandidon për këshillin bashkiak Prato në zgjedhjet që do zhvillohen më 8 dhe 9 qershor ishte në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

Ajo tha se është lindur e rritur në Itali duke shtuar se në vendin ku po kandidon mbi 1500 shqiptarë janë me nënshtetësi italiane dhe kanë të drejtë vote.

Mes tjerash ajo theksoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për të kandiduar në këto zgjedhje.

“Kam lindur dhe rritur në Itali. Prindërit e mi kanë ardhur në vitet ’90. Është e rëndësishme që të ruajmë gjuhën dhe kulturën tonë. Më shumë se 1500 shqiptarë janë me nënshtetësi shqiptare dhe kanë të drejtë vote.  Këtu janë gjërat shumë të hapura, të gjithë e kanë derën e hapur për të folur dhe për të  shprehur problemet tona.  Politikën shqiptare e kam ndjekur kur kam qenë më e vogël.  Unë do votoja PS në Shqipëri, por  nuk di ça të them për liderët politikë”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024