Gazetari nga Vlora: Sot gjenden armë më lehtë sesa në ‘97-ën
Në vetëm 2 ditë kanë qenë të paktën 3 raste me 3 humbje jete dhe 1 plagosje me armë gjahu.
Kjo tregon se diçka nuk shkon me shoqërinë tonë, ky është një alarm pasi mesa duket jo çdokush duhet të mbajë një armë në shtëpi pasi në një moment dobësie ose debati situata agravon dhe ndodh një tragjedi.
Gazetari nga Vlora Enrik Mehmeti i cili prej vitesh disponon një armë me leje tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se është se sot mund të gjesh një armë më lehtë se në vitin ’97 kur u hapën depot e armëve dhe municioneve në gjithë vendin.
“Në qytet gjen armë shumë më të sofistikuara, para disa kohësh në Vlorë u kap një pistoletë stilolaps, ose kallashnikov më formë snajperi, në Shqipëri kanë hyrë armë që edhe në botë s’i gjen, edhe RENEA vetë u habit me arsenalin e armëve që u gjetën pak kohë më parë në Vlorë. Stilolapsi pistoletë nuk dallohej fare që ishte armë, në Shqipëri ka hyrë një pistoletë Zastava miniblow, para 15 vitesh në Shqipëri kanë hyrë me mijëra armë të tilla dhe ka pasur ngjarje të shumta kriminale, ishte shumë e lehtë për ta gjetur në tregun e zi sa ishte edhe më e lehtë se në ‘97. Ka ende gjurmë të armëve të ‘97 por kanë hyrë edhe shumë armë të tjera të sofistikuara”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë