Eksperti: 15 mijë shqiptarë kanë armë gjahu me leje, çdo 5 vite duhen bërë kontrolle

21 Maj 2024 | 08:30

vetëm 2 ditë kanë qenë të paktën 3 raste me 3 humbje jete dhe 1 plagosje me armë gjahu. Kjo tregon se diçka nuk shkon me shoqërinë tonë, ky është një alarm pasi mesa duket jo çdokush duhet të mbajë një armë në shtëpi pasi në një moment dobësie ose debati situata agravon dhe ndodh një tragjedi.

Faik Basha, ekspert i sigurisë tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se janë rreth 15 mijë shqiptarë që mbajnë armë gjahu me leje të cilat çdo 5 vjet duhet t’i nënshtrohen kontrolleve.

“Kemi 15 mijë armë që janë në duart e qytetarëve, vetëm armë gjahu. Armët e gjahut mbahen kryesisht nga moshat e treta, mbi 60 vjeç se janë të pasionuar pas gjuetisë. Kemi 10 vjet që është ndaluar gjuetia, dhe këto armë nuk përdoren. Ai që posedon një armë, çdo 5 vite duhet të bëjë një kontroll dokumentacioni dhe për të vërtetuar që është i aftë mendërisht. Ngjarja me 82-vjeçarin në Lushnjë, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Ai ka qenë 70 vjeç kur e ka marrë armën, nuk i është nënshtruar asnjë kontrolli dhe është kthyer në një rrezik për shoqërinë”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024