Si do të ishte renditja përfundimtare në Premiere League pa sistemin “VAR”
Sistemi VAR ishte tejet i komentuar në sezonin që sapo lamë pas jo vetëm në Angli, aty ku gabimet ishin të shumta, por në të gjitha ligat e futbollit, duke bërë që sezonin e ri, teknologjia të vendoset në pikëpyetje.
Në Angli, ekspertët kanë përllogaritur të gjitha pikët, gabimet dhe vendimet e VAR, ndërsa rezulton se titulli kampion do të fitohej po nga Manchester City me 91 pikë, po aq sa mbylli sezonin zyrtar.
Topçinjtë e Artetës do të kishin 1 pikë më tepër, por prapë do të renditeshin të dytët, të ndjekur nga Liverpool, Aston Villa e Tottenham, pra 5 skuadrat e para nuk ndryshojnë edhe sikur sistemi të mos funksiononte në kampionatin anglez.
Chelsea do të renditej në vendin e 7-të, ndërsa në vendin e gjashtë do ta mbyllnin qymyrxhinjtë e Newcastle. 3 skuadrat që do të binin nga kategoria do të ishin po Luton, Burnley dhe Sheffield United, me ndonjë diferencë minimale pikësh nga ajo që mbyllën sezonin.
Pra, teknologjia nuk ka ndikuar në verdiktet kryesore si titulli kampion, mbijetesa apo dhe gara evropiane, ndërsa në nisje të sezonit të ri, skuadrat do të votojnë nëse e dëshirojnë VAR-in apo jo.
Episodet e kontestuara kanë qenë të shumta, njëri prej tyre ai në përballjen mes Liverpool dhe Tottenham, e mbyllur në barazim, ku “the reds” kërkuan riluajtjen e sfidës, por edhe momente të tjera, ndërsa janë vetë skuadrat që do të vendosin se cfarë do të ndodhë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet