Urdhër arresti ndaj Netanyahut, Blinken paralajmëron sanksione ndaj Gjykatës

22 Maj 2024 | 07:20

Administrata e presidentit Joe Biden është e gatshme të punojë me Kongresin për të vendosur sanksione potenciale kundër zyrtarëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare lidhur me kërkesën e prokurorit për urdhër-arreste për liderët izraelitë për luftën në Gaza, tha të martën Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Në një seancë dëgjimore në Kongres, ai tha se ishte i përkushtuar për të ndërmarrë veprime kundër këtij vendimi të gjykatës, të cilin e cilësoi si “thellësisht të gabuar”. Sipas tij, ky vendim do të vështirësonte arritjen e një marrëveshjeje për pengjet dhe një armëpushimi me Hamasin.

Si presidenti demokrat Joe Biden dhe kundërshtarët e tij politikë kanë kritikuar ashpër njoftimin e Khan, duke argumentuar se gjykata nuk ka juridiksion mbi konfliktin e Gazës dhe duke ngritur shqetësime për procesin.

Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të gjykatës, por kanë mbështetur ndjekjet penale të kaluara, duke përfshirë vendimin vitin e kaluar për të lëshuar një urdhër arresti ndaj Vladimir Putin për luftën në Ukrainë.

Kryeprokurori i gjykatës, Karim Khan, njoftoi të hënën se kishte aplikuar për urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant.

Khan kërkon gjithashtu urdhër-arrest për tre zyrtarë të Hamasit – Yahya Sinwar, udhëheqësin në Gaza, Mohammed Deif, komandantin e krahut ushtarak të Brigadave Qassam dhe Ismail Haniyeh, kreun e byrosë së saj politike.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026