Pacientët me leucemi, pa mjekim/ KLSH: Pse iu mohua bari “ibrutinib”

22 Maj 2024 | 16:05

18 pacientëve me Leucemi Kronike iu është ndërprerë mjekimi me barin “Ibrutinib” që prej shtatorit të vitit të shkuar. Shkak këtë herë nuk është mungesa e barit por protokolli i përdorimit të tij i hartuar në mënyrë kontradiktore, nga shërbimi i hematologjisë që prej vitit 2018.

Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë zbuluar se protokolli i dërguar Fondit të Sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor për barin Ibrutinib 140 mg, që është dhe alternativë e vetme mjekimi ka dy qëndrime kontradiktore. Një paragraf është pa afat dhe thotë, se Trajtimi duhet të vijojë deri kur sëmundja të përparojë ose kur nuk tolerohet më nga ana e pacientit dhe në fund një tjetër paragraf përcakton se “Kohëzgjatja e mjekimit me Ibrutinib 140 mg” është nga 18 deri në 24 muaj.  

Kjo ka bërë që nga viti 2018 deri në shtator 2023 të merret parasysh paragrafi i parë , ndërsa prej shtatorit e deri më tani të zbatohet paragrafi i fundit , çka ka çuar ndërprerjen e mjekimit edhe pse bari gjendet në farmacinë e spitalit.

Nisur nga kjo situatë KLSH ka rekomanduar menjëherë të rikthehet dhënia e medikamentit për pacientët.

“Shefi i Shërbimit të Hematologjisë në QSUNT, të rifillojë në mënyrë të menjëhershme përdorimin e barit “Ibrutinib” bazuar në Protokollin e përdorimit të barit paragrafi “Doza dhe mënyra e përdorimit”, ku është cilësuar: “Trajtimi duhet të vijojë deri kur sëmundja të përparojë ose kur nuk tolerohet më nga ana e pacientit”, si dhe në Udhërrëfyesin e praktikës klinike në Hemopatite malinje të rishikuar në vitin 2023, për të gjithë pacientët e linjës së tretë të mjekimit, të cilët prej shtatorit të vitit 2023, janë pa asnjë mjekim duke qenë se “Ibrutinib” është bari i vetëm që përdoret në linjën e tretë të mjekimit të pacientëve me LLC”,-thuhet në rekomandim.

Paralelisht KLSH ka kërkuar që ky ndryshim në protokoll ti dërgohet menjëherë edhe fondit të sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor,  në mënyrë që ky i fundit të marr masat për të përllogaritur efektin financiar që do ti duhet për të mbuluar me bar të gjithë pacientët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026