Tradita e kafes në gur, turistët tërhiqen nga riti i veçantë qindra-vjeçar

22 Maj 2024 | 18:12

Riti i përgatitjes së kafes tradicionale të gurit tashmë është një prej destinacioneve tërheqëse për turistët që vizitojnë Gjirokastrën. Artizania Lubjana Baho, në një prej rrugëve të kalldrëmta të Pazarit karakteristik ka improvizuar këndin e mikpritjes gjirokastrite ku i njeh turistët me këtë traditë të veçantë

“Duke qenë se kjo eksperiencë është një moment shumë i rëndësishëm i traditës sonë pothuajse përpara viteve ’90-të ishte një proces i përditshëm në momentin që ne presim vizitorët tanë këtu në mes të sokakut të tjerë që vijnë interesohen shumë”,- tha artizanja Lubjana Baho.

Artizania iu shpjegon vizitorëve disa prej elementëve të këtij riti si: pjekja e kafes në qebap dhe më pas shtypja në gur

“Gjithashtu edhe vizitorëve vendas ky proces u jep një nostalgji dhe vijnë thonë p.sh që mamaja ime më vinte për të pjekur kafen në qebap, unë e bluaja, etj por ne këtu realizojmë procesin e pjekjes në moment dhe shtypjes në gur” tha artizanja Lubjana Baho

Kënaqësi e veçantë e turistëve është se ata shijojnë filxhanin e kafes së shtypur në gur së bashku me elementë të tjerë të mikpritjes tradicionale si: servirja e ëmbëlsirave apo rakisë së rrushit.

“Ata e degustojnë d.m.th sesi ne e bëjmë kafen në shtëpi. E pijnë e provojnë një filxhan kafe, gjithashtu ne ju shërbejmë gliko, natyrisht ritualit nuk mund ti mungojë edhe rakia e rrushit.”

Nëpërmjet ndalesës në këndin e mikpritjes vizitorët prekin nga afër dhe shijojnë ritin aq të njohur të kafes së gurit të trashëguar në breza në familjet gjirokastrite.

“Ne e pjekim në moment, iu shpjegojmë se si piqet kafja, çfarë mase hedhim në qebap, pse e pjekim, sa është koha e pjekjes, si e dallojmë nëse është bërë, është pjekur normal apo jo dhe në fund gjithashtu ata janë shumë të interesuar dhe do të thoja çuditen sesi përfitohet kafja aq e imët duke u shtypur në gur.”  

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026