Cloud Festival çel siparin në Tiranë, ndërthuren bashkëkohorja dhe tradicionalja

22 Maj 2024 | 18:41

Nën drejtimin artistik të Edit Pula, tek ky festival është ndërthurur tradicionalja dhe bashkëkohorja  duke sjellë performanca magjike nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë në poezi, kërcim dhe muzikë.

Mbrëmjen e së hënës spektakël dhuroi artisti suedez Mats Erlandsson me një performancë elektro-akustike, e cila u prit me entuziazëm nga shqiptarë dhe të huaj. 

Ndërsa Pula tha se pjesë e këtij festivali do të jenë 150 artisë, shqiptarë dhe të huaj që do të performojnë në netët e majit.

“Ky festival ka si qasje promovimin e artistëve shqiptarë po aq sa artet ndërkombëtare në Shqipëri. Do zhvillohen artet më të çuditshme dhe artet familjare. Artistët ndërkombëtarë vijnë me dance bashkohor, kemi teatër kukullash.

Mes tjerash ajo tha se jo vetëm të rinjtë por interes kanë treguar dhe mosha e tretë.

“Të rinjtë kanë interes, por gjëja më e bukur dhe interesante është se ka më shumë ofertë kulturore për brezin e tretë.  Vijnë familjarë dhe të huaj që i bashkohen këtij festivali”-nënvizoi ajo.

Ky festival do të zgjasë deri më 26 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026

INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës

Sektori i kulturës ka shënuar zhvillime pozitive gjatë vitit 2025, duke reflektuar rritje të pjesëmarrjes së publikut në aktivitete artistike. Të dhënat e publikuara nga...
17:53 | 24/06/2026