“Sali Berisha i arrestuar pa akuzë”, avokati: Ku gaboi mbrojtja e ish-kryeministrit
Avokati Arbër Hoxha ishte këtë të të mërkurë në një intervistë për Euronews Albania ku tha se strategjia e avokatëve mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka qenë e gabuar.
Avokati tha se Berisha mund të qëndrojë në arrest shtëpie për dy vite pa iu komunikuar akuza. Ai theksoi se nëse ish-kryeministri do të kishte respektuar vendimin e parë për masën detyrim paraqitje, nuk do të ishte në këto kushte ku tashmë flitet edhe për heqje të mandatit të tij nga pamundësia për tu paraqitur në Kuvend si deputet.
“Prokurorët kanë nevojë për kohën e tyre. Vepra për të cilën zoti Berisha është i dyshuar mund të qëndrojë me masë sigurimi deri në dy vite, pa ia komunikuar akuzën. Nuk e di se në çfarë është procesi, por duke qenë se çështja është në hetim, afati përfundimtar është pas dy viteve.
Ndaj zotit Berisha në fillim u paraqit masa për paraqitje, unë mendoj se ka qenë një strategji e gabuar e mbrojtjes së zotit Berisha, që zgjodhi të luftojë me mullinjtë e erës, pasi nëse ai do ishte paraqitur nuk do ishte në arrest shtëpie. Pjesën e heqjes së mandatit mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, duhet një vendim i saj në raport me të gjithë çështjen”,-tha avokati.
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë