Vizita e Cameron në Tiranë|Nesho: Rama mbylli misionin, sekretari i MB i thuri lavde

22 Maj 2024 | 20:37

Diplomati Agim Nesho bëri një analizë në Euronews Albania të vizitës në Tiranë të Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron.

Nesho tha se ardhja e tij është një eveniment i rrallë për Shqipërinë, por shtoi se kjo vizitë erdhi pas mbylljes së misionit nga qeveria shqiptare, për kthimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që jetojnë në Britani.

Ai tha gjithashtu se Cameron i thuri lavde Ramës, gjë që sipas tij është e çuditshme nga një politikan i një niveli kaq të lartë dhe kontradiktore, pasi qeveria e mëparshme britanike kishte bërë përgjegjëse kushtet në vendin tonë, që detyrojnë emigrantët shqiptarë të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ardhja e një Sekretari të Jashtëm të Britanisë është një eveniment i rrallë për Shqipërinë, por duhet të themi se kjo qeveri e mbylli misionin e saj. Ishte një angazhim për të gjitha gjërat që kryeministri Rama në bashkëpunimin e tij sidomos për kthimin e shqiptarëve, emigracionin e paligjshëm, ka dhënë një kontribut ndaj britanikëve.

Ishte një falënderim në fund të misionit të tij, dua të them edhe një delegim nga lordi Cameron, sepse kryeministri që kishte bërë marrëveshje me Ramën, vajti deri në Austri para disa ditësh, por mund të vinte edhe në Shqipëri. Këto janë gjëra të negociuara, aq më tepër që ndihej që qeveria e mbyllte këtë gjë. Këtë e tregojnë edhe lavdërimet që i bënë Ramës.

Ishte në një kontradiksion të madh, kur dihet që vetë ata, paraardhësit e tyre thoshin se shqiptarët nga kushtet e vështira në vendin e tyre, po na vijnë se pushtues këtu. Britanikët kanë bërë edhe me Ruandën marrëveshje, edhe shqiptarët që janë emigrantë të paligjshëm atje, mund të kenë këtë fat”, tha Nesho.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026