Serbia me ligj rus, Beogradi shqyrton kufizimin e aktiviteteve të OJQ-ve të huaja
Partia Lëvizja Socialiste në Serbi ka njoftuar se do të hartojë një draft që synon të kufizojë aktivitetet e OJQ-ve të huaja që veprojnë në vend.
“Të tradhtosh vendin dhe popullin tënd nuk mund të jetë më një aktivitet fitimprurës”,-tha Bojan Torbica, deputet i Lëvizjes Socialiste.
Drafti shëmbëllen ligjin e kontestuar për agjentët e huaj i miratuar së fundmi në Gjeorgji, sipas modelit rus. Votuesit serbë do t’u drejtohen kutive të votimit më 2 qershor dhe do të marrin pjesë në përsëritjen e zgjedhjeve. propozimi i draftit në fjalë mund t’i sjellë më shumë vota Lëvizjes Socialiste.
“Mendoj se përbën rrezik për Republikën e Serbisë ekzistenca e OJQ-ve që financohen nga jashtë për të propaganduar Kosovën si shtet të pavarur, gjenocidin në Srebrenicë dhe shkatërrimin e Republika Srpska”,- tha Ðorđe Komlenski, kryetar i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste.
OJQ si Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut druhet se drafti do të prekë të ardhmen e saj dhe atë të shoqërisë serbe.
“Këto njoftime më duken si mjete frikësimi ndaj shoqërisë civile dhe medias së pavarur. Bëhet fjalë për media që kritikojnë qeverinë dhe në anën tjetër për organizata që përpiqen ta reformojnë shoqërinë. Ky është qëllimi. Përmes këtij njoftimi ne shohim një lloj dëshire për të ndaluar mbrojtjen e parimeve të caktuara demokratike”,-tha Marko Milosavljević, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut.
Parlamenti Evropian ka deklaruar se Serbia, vend kandidat, nuk mbajti së fundmi zgjedhje të lira e të ndershme, pasi ato u shoqëruan me shkelje të shumta.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës