Pritet humbje e thellë e konservatorëve? Hoxhaj analizon zgjedhjet në Britani

23 Maj 2024 | 11:57

I ftuar në Euronews Albania akademiku shqiptar, Andi Hoxhaj, ka analizuar sondazhet për zgjedhjet e 4 qershorit në Britaninë e Madhe.

Publikimi i sondazheve parashikon një humbje të thellë të konservatorëve. Sipas ekspertit, një ndër faktorët që do të ndikojë në zgjedhje është fakti që qeveria nuk është treguar e aftë për të qeverisur në kohë krize. Nga ana tjetër, Partia Laburiste, e cila nuk ka qenë në pushtet për shumë vite, ka një kryetar të cilin e ka një integritet të lartë, gjë që pritet ta ndihmojë në zgjedhjet e 4 Qershorit.

“Nuk duket mirë për konservatorët, dhe kryesisht nuk duket mirë sepse këtu ka pasur disa dëgjime në parlament për myyrën se si qeveria është sjellë dhe menaxhuar gjatë kohës së Covidit. Dhe aty është parë një sërë problemesh se si qeveria e ka menaxhuar dhe është kritikuar mjaft ashpër se sa kompetent ata janë dhe sa të aftë ata janë për të qeverisur në kohë krizash. Dhe kjo ka për ti dëmtuar jashtë mase konservatorët. Nga ana tjetër, Laburistët nuk kanë qenë në pushtet për 14 vjet dhe natyrisht nuk ka shumë gjëra për të thënë për ta. Por kryetari i opozitës është një njeri me mjaft integritet, ka qenë prokuror i përgjithshëm i Britanisë, dhe gjithë jetën e tij i ka shërbyer vendit dhe shtetit. Dhe gëzon një reputacion të jashtëzakonshëm. Dhe këtë si indivit e bën shumë herë më të pëlqyer se Rishi Sunak”, tha Hoxhaj.

Megjithatë Andi Hoxhaj parashikon se rezultati do të jetë i ngushtë pavarsisht sondazheve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026