“E kishte kërcënuar”/ Flet nëna e të miturës që u ngacmua seksualisht nga 64-vjeçari

23 Maj 2024 | 13:51

Policia e Devollit ka arrestuar me iniciativë 64-vjeçarin Zenel Rushitaj, banues në fshatin Hoçisht me akuzën e ngacmimit seksualit të një minoreje.

Sipas policisë, 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren por ka kaluar edhe në kontakt fizik.

Në një intervistë për Euronews Albania nëna e minorenes ka rrëfyer se 64-vjeçari e kishte kërcënuar të bijën se nëse tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë.

“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. S’më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje. Ka 2 ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pame kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra 2 herë në tel, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lek”, tha nëna e të miturës.

Ndërkohë, gjyshi i 13-vjeçares, Haxhi Rushitaj tregoi se si e kishin zbuluar ngjarjen përmes mesazheve në telefonin e tij që e përdorte mbesa.

“Gruan e kam në Gjermani dhe më ka lënë telefonin dhe e përdor ime mbesë. Ja kërkova një ditë dhe s’donte të ma jepte, ja mora me forcë dhe nusja e djalit tjetër lexoi mesazhet. Mesazhet ishin “dil këtu, takohemi atje”, vende që i kishin frekuentuar. Mesazhe kërcënuese s’kishte. Ne dje ja kapëm. Doja ta takoja atë personin, nuk ishte, dhe takova një punonjës policie dhe bëra denoncim. Është person problematik, ka qenë i dënuar në kohën e komunizmit për vrasje, ka bërë gati 18 vite burg, dhe i dënuar për përdhunim të një gruaje”, tregoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026