“Po tregove, të vras babain”, flet nëna: 64-vjeçari e nxirrte vajzën nga fshati…

23 Maj 2024 | 15:19

Në një intervistë për Euronews Albania nëna e 13-vjeçares ka rrëfyer se 64-vjeçari e kishte kërcënuar të bijën se nëse tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë.

Para kamerave nëna e të miturës tha se e njihnin 64-vjeçarin, pasi ishin bashkëfshatar, por nuk kishin pasur hyrje-dalje me njëri-tjetrin. Ajo deklaroi gjithashtu se ai e ka gënjyer vajzën e sipas saj ai i ka dhënë edhe lekë të miturës.

“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. S’më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje.

Ka 2 ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pame kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra 2 herë në tel, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lek”, tha nëna e të miturës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026