“Rama hedh poshtë Melonin” Kryeministri u përgjigjet mediave italiane: S’e kam thënë
Një shkrim i gazetës italiane “La Repubblica” pë emigrantët e paligjshëm që do të kapen në det nga policia italiane e më pas do të vendoset në zonën e Gjadrit në Shëngjin, ka rikthyer edhe njëherë tjetër vëmendjen tek marrëveshja e firmosur në nëntor të vitit të kaluar mes kryeministrave Rama dhe Meloni.
Në shkrimin e “La Repubblica” shkruhet se kryeministri Rama e kishte kritikuar marrëveshjen ndërsa ishin përdorur disa tituj mes të cilave “Rama lëshon Melonin”.
Ky shkrim ka bërë që kryeministri Rama të reagojë menjëherë në rrjetin “X” duke e mohuar dhënien e një interviste për gazetarin e “La Repubblica”, ndërsa thotë se zhvilluar një bisedë me miq të ardhur nga Italia në Shqipëri.
“Jo, nuk ndryshova mendje dhe nuk dhashë një intervistë. Por nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të përfundoja edhe një herë në kënetën e betejës politike italiane në thonjëza me fjalë që nuk i thashë kurrë, si “do të jetë një dështim” ose “do të donim D’Alema” nën titullin “Rama hedh poshtë Melonin”, në të cilin nuk e njoh fare veten”, shkruan Rama mes të tjerash në reagimin e tij.
Reagimi i plotë i kryeministrit:
Jo, as kam ndryshuar ide, as kam dhënë intervistë. Kam bërë shqiptarin që praktikon fenë e vet të lashtë të mikpritjes – shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut – duke iu ofruar një kafe disa miqve të mirë që kishin ardhur në Tiranë nga Italia. Folëm për shumë gjëra në një atmosferë të bukur miqësore dhe, sigurisht, edhe për marrëveshjen dhe historinë e imigracionit klandestin nga Shqipëria drejt Italisë, të cilit qeveria D’Alema arriti t’i jepte fund me një logjikë dhe largpamësi strategjike.
Kurrë, ama, nuk e kisha menduar që do të përfundoja edhe njëherë në batakun e luftës politike italiane, duke më cituar me fjalë që nuk i kam thënë kurrë, të llojit “do jetë një dështim” ose “do duhej D’Alema” nën titullin “Rama heq dorë nga Meloni”, ku nuk e gjej aspak veten. Megjithatë, e përsëris: Edhe po të kthehesha një qind herë pas, sërish do ta bëja marrëveshjen për migrantët me Italinë dhe me asnjë vend tjetër.
E kam thënë gjithnjë që, sipas meje, është diçka e re që duhet të kalojë provën e realitetit. Pastaj, nëse për realitet merret një foto e publikuar nga një kantier orët e para të punës, shoqëruar me titullin “800 milionë të hedhura kot”, atëherë jetojmë në botë paralele dhe asgjë nuk mund të na afrojë me sfidën masive të migracionit të paligjshëm, në një Europë që duhet të bashkohet për të luftuar në të njëjtën kohë trafikimin kriminal të të varfërve dhe dimrin demografik që kërcënon gjithnjë e më shumë të ardhmen e saj, ndërkohë që politikanët u ngjasojnë priftërinjve të Kostandinopojës, të cilët ishin kaq të zënë me grindjet për seksin e engjëjve, saqë nuk po kuptonin që muret e qytetit ishin rënë tashmë nga të gjitha anët.
Në fund të marsit nisi puna për ndërtimin e kampit të refugjatëve që do të strehohen në Gjadër të Lezhës i cili pritet të jetë gati në fund të këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik