Rezoluta për Srebrenicën, protesta në Malin e Zi, gëzim mes familjarëve të viktimave

24 Maj 2024 | 13:15

Dhjetëra protestues pro-serbë në Malin e Zi u mblodhën para selisë së qeverisë në Podgoricë përpara votimit të rezolutës në OKB. Ata mbanin flamujt e Serbisë, Rusisë dhe Mbretërisë së Malit të Zi dhe bërtisnin “tradhti, Kosovë, Rusi” dhe “Serbi-Republika Srpska”.

Në reagimin e tij jashtë OKB-së, presidenti Aleksandër Vuçiç u shpreh se, “ata donin të vendosnin një vulë në ballin tonë por dështuan” dhe vuri në dukje se 107 shtete nuk e votuan rezolutën.

Ndërkohë, Franca bëri thirrje për pajtim në Bosnje e Hercegovinë dhe gjithë Ballkanin.

“Franca u bën thirrje liderëve politikë të vendeve të rajonit të përmbushin këtë kërkesë. Varet nga ne nëse do të shohim drejt së ardhmes, duke e bërë krijimin e Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës një shans për të punuar drejt pajtimit, në bazë të respektit dhe solidaritetit me viktimat”, tha Nicolas de Riviere, ambasador i Francës në OKB.

Familjarë të viktimave të masakrës së Srebrenicës, që po e ndiqnin sesionin e mbajtur në OKB përmes ekranit, u gëzuan nga miratimi i rezolutës dhe u përqafuan me njëri-tjetrin. Por Mejra Gjogaz, që humbi tre djem, bashkëshortin dhe nipin, pavarësisht se shprehu mirënjohjen e saj për votimin, tha se asgjë nuk do t’ia kthejë mbrapsht të dashurit e saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026