Ekspertja: Ja ç’do ndodhë mes Kosovës dhe Serbisë nëse Trump fiton zgjedhjet në SHBA

25 Maj 2024 | 09:06

Jovana Radosavljeviç, drejtoreshë ekzekutive e nismës së re sociale në Serbi ishte mbrëmjen e të premtes e ftuar në “Balkan Talks” me Franko Ergo në Eruonews Albania ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit në rajon, kryesisht për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Mes të tjerave Radosavljeviç ka bërë edhe një analizë se si pritet të ndikojnë zgjedhjet në SHBA në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas saj nëse fiton Donald Trump, dy vendet do i rikthehen qasjes së dialogut që kishin gjatë mandatit të tij të parë, por me disa mësime të nxjerra. Megjithatë ajo shtoi se ka shumë të panjohura se si do të vazhdojë ky proces.

“Kuptohet, dy përfundime do të ketë. Nëse kemi fitoren e Trumpit, ndoshta mund të mendojmë t’i rikthehemi qasjes ndaj dialogut që kishim gjatë mandatit të tij të parë. Kjo do të thotë gjithashtu se do të kemi Riçard Grenellin në një lloj marrëveshjeje me Ballkanin Perëndimor. Kështu që, mund të mendojmë vetëm për periudhën e mëparshme kur Trumpi ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe Grenelli në fakt ngulmoi drejt marrëveshjes së Uashingtonit.

Pra, pa dyshim, qasja e SHBA-ve do të ishte ndryshe nëse vendosin që Ballkani Perëndimor është një prioritet për Shtetet e Bashkuara në këto ndryshime globale dhe po e shohim në këtë pikë. Nëse do të kishim vazhdimin e qeverisjes së demokratëve, qasja do të ishte pak a shumë e njëjtë, por edhe me disa mësime të nxjerra.

Mendoj se është shumë interesante për t’u vërejtur se si kjo qeveri në Prishtinë ka arritur të mos i prishë, por t’i përkeqësojë marrëdhëniet me partnerët dhe aleatët më të besuar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe me të dyja administratat, Republikanen dhe Demokratiken. Pra, në këtë kuptim, mendoj se ka shumë të panjohura se si mund të evoluojë më tej, por mendoj se do të varet edhe nga ajo që do të shohë presidenti i ardhshëm i SHBA-së ose departamenti tjetër si përparësi për Shtetet e Bashkuara dhe ku do të jetë Ballkani Perëndimor në listën e përparësive”,-tha Jovana Radosavljeviç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç

Valon Arifi, gazetari dhe aktivisti nga Presheva, ka folur në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews Albania lidhur me protestat në Serbi. Sipas tij,...
21:22 | 30/05/2026

Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?

Dorand Vojka, ekspert për çështjet ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egron për prapaskenat e paqes mes Iranit dhe SHBA....
20:50 | 30/05/2026

Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Rusia për emisionin “Balkan Talks” në Euronews, gazetari shqiptar Misha Puma komentoi incidentin ku një dron goditi...
21:49 | 29/05/2026