Avokati serb ngre shqetësimin: Përshkallëzimi në Bosnje është përpara nesh
Avokati serb Cedomir Stojkoviç në një intervistë për Euronews Albania analizoi situatën mbi atë çfarë po ndodh në Serbi. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç foli në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 23 maj mbi rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë.
Ai e konsideron sjelljen e Vuçiçit si të turpshme dhe shton se përshkallëzimi në Bosnjë është shumë pranë.
“Qeveria serbe që përbëhet nga liderët ushtarakë dhe kjo pjesë e qeverisë së re përbëhet edhe nga shumë agjentë rusë që janë të fokusuar tek shkallëzimi që mund të vijë nga Bosnje Hercegovina. Dhe këtu kemi të bëjmë me atë çfarë Milorad Dodik tha. Për zhdukjen e Bosnjes, dhe po shohim që ky ishte plani. Ata e kanë planifikuar këtë për një kohë të gjatë dhe kjo është arsyeja pse kemi këtë qeveri. Nuk është një qeveri pro-evropiane. Nuk është ajo qeveri që duhet ta sjellë Serbinë pranë Bashkimit Europian, por është një qeveri që do luftë. Prandaj besoj se përshkallzimi në Bosnjë është para nesh.”
Ai gjithashtu shprehet se politika e brendshme e Serbisë ndikon në mediat dhe publikun e gjerë serb. Sipas tij, populli serb nuk e ka idenë çfarë ndodh në realitet me politikat ndërkombëtare në Serbi.
“Kjo sjellje patetike është tipike për Vuçiçin. Ai e ka përdorur këtë metodë edhe kur është diskutuar për Kosovën. Serbia pati një pasojë nga komuniteti ndërkombëtar, por Vuçiçi ia përcolli këtë pasojë qytetarëve serb në mënyrë të kundërt, jo në mënyrën e duhur. Ai lufton kundër kësaj rezolute, dhe fakti që disa vende votuan kundër saj ai e ka shpallur si fitore për Serbinë. Të gjitha mediat në Serbi e kanë publikuar të tillë.” përfundon ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 11:24 Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit
- 11:20 Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres
- 11:10 Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme
- 11:04 Pakistani: Bisedimet në nivel teknik midis SHBA-së dhe Iranit do të rifillojnë javën e ardhshme
- 11:03 Pas dorëheqjes nga detyra, Starmer takohet me Burnham për tranzicionin e pushtetit. Takim i ftohtë mes palëve
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit