Promovohet libri “Qeverisja je ti”, Manxhari: Ogur i mirë, obligim është studenti

25 Maj 2024 | 15:35

Në qendrën për dialog në Kryeministri u promovua libri i pedagoges Mimoza Manxhari “Qeverisja Je Ti”.

Të premten në bibliotekën e Kryeministrisë u promovua libri Mimoza Manxharit, me titull “Qeverisja Je Ti”.

Librin e Manxharit e bën me shumë vlerë larmia e tematikave që lidhen me rolin e qeverisjes dhe aktorëve të saj kryesorë në formësimin e shoqërisë, por edhe stili i shkrimit dhe trajtimi i temave.

Ajo shprehet e lumtur që arriti të finalizojë këtë libër, ndërsa shtoi se rrugëtimi ishte i gjatë dhe plotë incidente.

“Para disa vitesh e humba gjithçka që kisha dhe e përjetova shumë keq”

Teksa foli për mesazhin e librit, tregoi se synimi i saj ishte që kjo vepër të përcillej tek studentët.

“Ta konsideroj si një ogur të mirë, këtë lidhje mes institucionit të qeverisë dhe individit. Nuk duhet t’i japim prioritet abstrakt qeverisë, nëse nuk materializojmë dhe bëjmë konkrete interesat dhe dëshirat tona. Obligimi ishte student, e detyrova veten të jem gati”-tha ajo.

Libri kapërcen disiplinat dhe prejardhjen për të na ftuar të gjithëve, për t’u përfshirë me vetëdije dhe përgjegjshmëri në një kauzë jetike: si të funksionojë më mirë qeverisja dhe jeta të bëhet më e mirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026