Rama nga Milano: Ka vdekur çdo shans që hijet e së shkuarës të rikthehen mbi kalë
Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka vdekur çdo shans që ‘hijet e së shkuarës’ (etiketon opozitën) të rikthehen në pushtet.
Komentet Rama i bëri gjatë takimit me shqiptarët në Milano, ku tha se nëse ata rikthehen në pushtet do të çojnë në drejtim të paditur fatin europian të Shqipërisë.
Ai tha gjithashtu se sot është një Shqipëri tjetër, e ndryshme në shumë drejtime nga ajo e disa viteve më parë.
“Shqipëria ku vriteshin çdo vit mbi 100 vetë dhe ku policët i shtynin makinat që mbeteshin pa benzinë rrugëve, Shqipëria ku turizmi mbahej vetëm nga patriotizmi, Shqipëria ku ju duhet të merrnit rrugën mbrapsht për të marrë një dokument, ka vdekur përgjithmonë.
Siç ka vdekur njëherë e përgjithmonë çdo shans që hijet e së shkuarës të rikthehen mbi kalë, për ta shaluar në drejtim të paditur fatin europian të Shqipërisë.
Mos e harroni në asnjë sekond përballë çdo gjëje që nuk shkon, ka ndodhur që Shqipëria sot ka fituar besimin e botës dhe meriton edhe besimin e çdo shqiptari. Besimin e çdo shqiptari si ju, që e di shumë mirë se çdo gjë nuk arrihet pa mund e sakrifica”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet