Basha: Brenda 4 viteve te liberalizojmë vizat me SHBA
Duke folur për sfidat e liberalizimit të vizave me BE, kryetari i PD, Lulzim Basha, në podcastin e radhës shprehu zotimin e tij të ardhshëm që është heqja e vizave edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas marrjes së përgjegjësive të qeverisjes, Basha tha se brenda 4 viteve, shqiptarët do lëvizin pa viza në SHBA.
“Ambicia ime dhe për momentin ëndrra ime, por jam i bindur në rastin e marrjes së përgjegjësive së qeverisjes, do t’ia dalim që të liberalizojmë vizat me SHBA. brenda 4 viteve të ardhshme, shqiptarët lëvizin pa viza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe ne e kemi nisur këtë dialog politik që atëherë, por nuk avancoi për arsye që dihen. Por jam i bindur që me një qeveri të re, me një vullnet politik ndryshe, sigurisht me një rekord ndryshe se ajo është më e rëndësishmja në çdo aspekt, duke përfshirë fushat që janë me rëndësi për Amerikën, që e ka caktuar për korrupsionin si rrezik të sigurisë të saj kombëtare. Dhe me një marrëdhënie special me aleatin tonë strategjik, unë kam ambicien dhe besimin që do ia dal të heq vizat me SHBA”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës