“Nxora pankartën ‘Dua të votoj'”, aktivistja flet për takimin e Ramës në Milano

27 Maj 2024 | 09:48

Takimi i radhës i Edi Ramës me diasporën ishte pikërisht dje në Milano. Nga takimi i djeshëm Rama u ka bërë thirrje emigrantëve në Itali që të kthehen në Atdhe dhe të kontribuojnë për ta çuar më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë.

Aktivistja Arlinda Lleshi tha në “Good Morning Albanians” se ky takim i kryeministrit Rama ishte më tepër një spektakël, ajo tha se së bashku me 8 persona kishin shkuar në takim me banderolën “Dua të Votoj”, por pas shfaqjes së saj, ishin nxjerrë jashtë takimit.

“Nuk e përmendi as votën e diasporës as shqetësimet reale që kanë shqiptarët jashtë vendit. Fjalimin e fundit nuk mundëm ta ndiqnim se shfaqëm pankartën tonë dhe na nxorën jashtë se nuk donin që të tërhiqnim vëmendjen. Nuk i njohim ata që na nxorën , por kam përshtypjen se ishin përgjegjësit për mbarëvajtjen e aktivitetit”,-tha aktivistja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024