Zbulohet data kur do të publikohen të dhënat e censusit

27 Maj 2024 | 20:38

Rezultatet kryesore të Censit të kryer në vitin 2023 do të publikohen më 28 qershor. Gjatë prezantimit të raportit vjetor për vitin 2023 në komisionin e Ekonomisë drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli tha se INSTAT do të publikojë në tetor një platformë me të gjitha të dhënat e detajuara  të mbledhura nga Censi deri në nivel bashkie.

Më herët publikimi i rezultateve ishte parashikuar të bëhej më datë 19 qershor. Drejtuesja e INSTAT konfirmoi gjithashtu se hakerimi nuk preku të dhënat e mbledhura për Cens ndërsa në fund të muajit përfundon ndërhyrja në sistem për të eliminuar dëmet.

Censi nisi në 18 shtator 2023 dhe duhet të përfundonte në 30 tetor. Përgjatë këtyre javëve qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë. Për të bërë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në terren janë angazhuar më shumë se 5200 anketues. Censi kryhet një herë në 10 vjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026