“Do e bëni si në Rumani”, Abilekaj akuza Klosit: Strategjia për të goditur SPAK-un

27 Maj 2024 | 22:00

Gazetari Enton Abilekaj debatoi me deputetin e PS, Blendi Klosi lidhur me rezolutën anti korrupsion të miratuar në Kuvend nga mazhoranca.

Abilekaj iu referua raportimit të kreut të SPAK në komisioni e Ligjeve, i cili tha se nga institucionet publike nuk ka asnjë denoncim në SPAK për korrupsion, çka tregon sipas tij se mazhoranca nuk ka vullnet ta luftojë korrupsionin. Përkundrazi, u shpreh Abilekaj qëllimi i mazhorancës është që të godasë SPAK.

“Ajo që e vë në dyshim këtë është që Dumani kur raportoi te ligjet tha se nuk kërkojmë mbështetje, e dyta tha që nuk ka asnjë denoncim nga institucionet në SPAK për korrupsionin. Denoncimet në SPAK janë zero. ILDKPI ka çuar zero, i tha me emra institucionet. I vetmi institucion që ka bashkëpunuar ishte KLSH, ky është vullneti politik. Atëherë nuk mund të dalësh të thuash do luftoj korrupsionin në shkallë të gjerë. Pse nuk ke çuar denoncime në SPAK për korrupsion? Kemi sot një deputet që ka dalë në SPAK se ka shitur hashash me grupet kriminale, është deputet i PS. Vitin e fundit të mandatit keni vendosur të luftoni korrupsionin. Doni të ndërhyni për të ndaluar SPAK, doni ta bëni si socilademokratët e korruptuar në Rumani”, tha Abilekaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026