Haradinaj akuza të forta Kurtit: U rekrutua në burg nga serbët

28 Maj 2024 | 13:03

Ramush Haradiaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se ky i fundit “është i rekrutuar nga Serbia”.

Sipas tij, ky rekrutim ka ndodhur gjatë kohës sa ka qenë në burg në Serbi.

“Unë po ju them që Albin Kurti është i rekrutuar në burgun e Serbisë. Ka qenë edhe para se të shkojë në Serbi i afërt me serbët, këtu në Prishtinë, ka kaluar kohë më shumë Albini para se me u bë zëdhënës i UÇK-së, nuk e di si ka ardhur deri aty, e shpjegon historia që është i rekrutuar”, tha ai.

Haradinaj ka shtuar se Kurti zbaton agjendën ruse, që sipas tij ka për qëllim largimin e Kosovës nga SHBA-ja dhe NATO-ja.

“Të gjitha këto akte i ka mbulesë për me na shkaktuar një rrezik të madh, që është të na largojë nga Amerika, nga NATO dhe nga integrimet euro-atlantike. Ky njeri zbaton agjendën ruse dhe e mbulon veten e vet kundër vendit të vet me këto aktet populiste”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026