Shëndetësia në Gaza në kolaps, vetëm 6 nga 36 spitale funksionalë

28 Maj 2024 | 13:07

Sistemi shëndetësor në Gaza po përballet me një krizë të thellë pas intensifikimit të bombardimeve izraelite. Spitali i Fushës Indoneziane është goditur nga sulmet e së hënës, duke shkaktuar dëme në katet e sipërme të spitalit.

Po të hënën, Spitali Special Kuvaiti në Rafah u detyrua të mbyllej pas një sulmi ku u vranë dy anëtarë të stafit mjekësor. Dëshmitarët thonë se viktimat u goditën nga një avioni izraelit. Spitali po trajtonte 249 të plagosur.

Kirurgu Dr. Mohammed Tahir, i tha Al Jazeera se mbyllja e Spitalit kuvajtian e vendos të gjithë popullsië në Rafah në rrezik të madh.

“Fatkeqësisht, ku jo vetëm që njerëzit po sulmohen drejtpërdrejt, por po pengohen edhe nga marrja e shërbimeve kritike mjekësore, të plagosurit nuk mund të marrin as ndihmë,” tha Tahir.

Në Gazën Qendrore, qindra palestinezë që po marrin trajtim në Spitalin e Dëshmorëve Al-Aqsa të Deir el-Balahut. Ata janë gjithashtu në rrezik të menjëhershëm, pasi objekti është në prag të mbylljes për shkak të bllokimit të furnizimit me karburant nga forcat izraelite.

Forcat izraelite kanë dëmtuar, shkatërruar ose okupuar 24 spitale në Gaza që nga 7 tetori, duke lënë vetëm gjashtë objekte pjesërisht funksionale nga 36 spitale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026