Skenari i Kosovës në rast lufte, Maqedonci: Po pajisemi me armë…

28 Maj 2024 | 21:24

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se edhe pse nuk mendohet se lufta do të nisë nesër, sërish indikacionet opolitike të bëjnë të mendosh se gjërat do të arrijnë në atë pikë.

Ai e cilësoi si shqetësuese faktin se politikisht Serbia vazhdon të ketë një qasje agresive ndaj Kosovës, ndërsa ushtarikisht ajo po rrit kapacitetet, gjë që sipas Maqedoncit është shqetësuese për të gjithë rajonin.

“Nuk është se lufta do të fillojë nesër. Por indikacionet politike nuk japin zgjidhje tjetër nëse vazhdohet me këto formate politike.

Mandati i KFOR-it është ruajtja e kufirit, por krahas kësaj ne po zhvillojmë ushtrinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet dhe me të gjitha trajnimet e nevojshme dhe po përpiqemi për të qenë të gatshëm gjithmonë për të mbrojtur territorin e vendit tonë, pa cënuar territorin e asnjë vendi përreth dhe këtë do e bëjmë me çdo mjet e çdo kusht nëse paraqitet nevoja.

synim duhet të jetë paqja, stabiliteti dhe integrimi në NATO. Shqetësues mbetet fakti që Serbia politikisht ka qasje negative në raport me republikën e Kosovës dhe ushtarakisht të rrisë kapacitetin e saj. Kjo krijon pasiguri jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin”,-tha Maqedonci.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026