“Tu hiqet patenta drejtuesve kamikaz”, Hasho: Nuk ndërgjegjësohen me gjoba

29 Maj 2024 | 08:03

Eksperti i sigurisë rrugore Fatmir Hasho tha në “Good Morning Albanians” se drejtuesit e rrezikshëm të makinave duhet të hiqen urgjentisht nga rruga. Ai tha se atyre nuk u duhen vënë gjoba, por u duhet hequr leja e drejtimit.

“Gjoba nuk të kthen mendjen për të mos bërë gabime. Urgjentisht ministria e brendshme bashkë me drejtorinë e përgjithshme të policisë, duhet ta heqë atë udhëzim. Nuk mbushet arka e shtetit me gjoba.

Duhen pakësuar drejtuesit kamikazë në rrugë, duke u hequr lejen e drejtimit. Këtë e kam bindje dhe do e them sa herë të kem mundësi. Nëse nuk do kishim shkuar drejt kësaj gjëje, kushedi se sa patenta do ishin hequr. Mbase do ishin hequr diku te 1000 patenta nëse nuk do ishte ky ligji që duhet ta paguash dyfish gjobën”,-tha Hasho.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024