Dorëzohet një prej autorëve të dhunimit të avokatit, Vocaj: 20 mijë euro për këdo…

29 Maj 2024 | 18:44

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka zbuluar se njëri prej autorëve të dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi është vetëdorëzuar në Polici.

Përmes një deklarate për mediat Vocaj tha se për këdo që siguron informacion për kapjen e autorëve të ngjarjes, ka një shpërblim prej 20 mijë eurosh.

Ai tregoi gjithashtu edhe zanafillën e konfliktit që çoi në dhunimin brutal të avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe tha se organizatori ishte 58-vjeçari Dritan Nano.

“Nga veprimet hetimore rezulton se Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë.

Proces që është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të nënshkruara me studion ligjore. Është shoqëruar edhe shtetasi Dritan Jani Nano, 58 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet si organizator i kësaj ngjarjeje të rëndë kriminale.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë për veprën penale ‘vrasja e funksionarëve publikë mbetur në tentativë’. Ndërkonë Policia e Tiranës, e mbështetur nga RENEA vijojnë operacionin për kapjen e 4 personave të shpallur në kërkim.

Për çdo informacion që do të çojë në kapjen e autorëve, Policia vë në dispozicion 20 mijë euro. Edhe një gjë, sapo është vetëdorëzuar një nga autorët kryesorë, Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, i cili po shoqërohet në Policinë e Tiranës”, tha Vocaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026