Izraeli thotë se ka marrë nën kontroll një zonë kyçe të kufirit të Gazës me Egjiptin
Ushtria izraelite tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin për të ndërprerë përdorimin e tuneleve të kontrabandës, teksa po tenton të shkatërrojë Hamasin grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në luftën që tani është në muajin e tetë.
Marrja e kontrollit e Korridorit Filadelfi mund të ndërlikojë raportet e Izraelit me Egjiptin, pasi ky i fundit është ankuar për avancimet e Izraelit drejt kufirit të tij. Izraeli tha se në këtë korridor ka tunele përmes së cilave janë transportuar armë dhe mallra të tjera për Hamasin pavarësisht një bllokade shumëvjeçare të vendosur nga Izraeli dhe Egjipti.
Izraeli po ashtu tha thelluar inkursionin e tij në qytetin Rafah, në jug të Gazës, qytet ku qindra mijëra persona janë strehuar për shkak të luftimeve në pjesë të tjera të enklavës. Në këtë qytet, ditëve të fundit është intensifikuar dhuna, teksa janë vrarë dhjetëra palestinezë. Ushtria tha se brigada e pestë që ka disa mijëra ushtarë të martën iu bashkuan trupave që operojnë në qytet.
Egjipti tha se çdo rritje e numrit të trupave në zonën strategjike kufitare do të përbënte shkelje të Marrëveshjes së Paqes që Egjipti dhe Izraeli kanë arritur më 1979. Egjipti veçse është ankuar se Izraeli ka marrë pikëkalimin kufitar në Rafah, që është pikëkalimi i vetëm mes Gazës dhe Egjiptit.
“Korridori Filadelfi ka shërbyer si linjë oksigjeni për Hamasin, përmes së cilit Hamasi ka kontrabanduar armë në Gazë në baza të rregullta”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.
Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se Izraeli e ka njoftuar Egjiptin për marrjen e kontrollit të kësaj zone. Afër 200 tunele, përfshirë disa që më herët Izraeli nuk kishte njohuri për to, u gjetën si dhe 82 pika hyrëse për në tunele, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti. Nuk është e qartë nëse këto tunele po përdoreshin së fundi.
LEXONI GJITHASHTU:
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron