A po shkelen rregullat në luftën Izrael-Palestinë? Juristi flet për sulmin në Rafah…

30 Maj 2024 | 09:20

Juristi Erbi Ago ishte këtë të enjte i ftuar në “Good Morning Albanians” ku foli për sulmin e kryer nga Izraeli të dielën e 26 majit, në Rafah në një kamp të quajtur “të sigurt” ku u vranë 46 persona, kryesisht gra dhe fëmijë.

Ago tha se kjo është një tragjedi e cila vjen si përshkallëzim i luftës. Sipas tij Izraeli e ka përqendrimin te Hamasi, ai është synimi.

“Duam apo nuk duam, lufta sjell tragjedi në të dyja krahët. Është tragjedi. Lufta ka rregulla, ka nevojë për një kornizë të mirëfilltë të ndihmës humanitare që ofrohet kundrejt popullit të prekur.

Nuk po flasim për një luftë kundër Palestinës, këtu po goditet Hamasi. Vrasja e 12 mijë fëmijëve është tragjike, por përqendrimi është Hamasi. Suksesi kundrejt Hamasit, po goditet si duhet apo jo është çështje rezultati”,-tha juristi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024