Kitara e John Lennon shitet në ankand për 2.67 milionë euro
Kitara e anëtarit të “Beatles” John Lennon u shit në një ankand telefonik në Nju Jork për një vlerë rekord prej 2.67 milionë euro, duke e bërë atë instrumentin më të shtrenjtë të grupit të shitur ndonjëherë në ankand.
Shitja e mëparshme rekord u regjistrua nga kitara akustike e Lennon, e cila u shit për 2.21 milionë euro në një ankand në Kaliforni në vitin 2015, raportoi BBC.
Kitara e Lennon, e cila kishte humbur për më shumë se 50 vjet, u shit në një ankand telefonik në “Hard Rock Cafe” në Nju Jork të mërkurën. Lennon luajti atë kitarë me 12 tela gjatë regjistrimit të albumit “Help!” nga viti 1965, dhe u gjet në papafingo të një shtëpie në Britaninë e Madhe kur pronarët po përgatiteshin të shpërnguleshin, raporton Reuters.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk