Vrasja e këngëtarit shqiptar, gazetari: Përplasje e 2 grupeve rivale, kur nisi lufta

28 Maj 2024 | 09:36

Mbrëmjen e të dielës, një përplasje me armë zjarri ndodhi në qytetin e Shkupit, ku u vra këngëtari 29-vjeçar Amar Ismani, si dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Korrenspondenti i Euronews Albania nga Shkupi, Furkan Iljjazi, zbuloi detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Goodmorning Albanians”, Iljazi tha se vrasja mund të ketë qenë aksidentale dhe këngëtari mund të mos ketë qenë objektiv i sulmit.

Sipas tij këngëtari jeton vetëm disa metra larg nga vendi ku u ekzekutua. Ai shtoi se atentatet dhe vrasjet në qytetin e Shkupit po ndodhin pas përplasjes mes dy bandave rivale, që nisi pas vrasjes së Orhan Bajrami.

Gazetari shtoi se në ditët në vijim dhe me kqyrjen e kamerave të sigurisë së bizneseve, pritet që të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

“Zyrtarisht ende nuk ka arsye se përse ka ndodhur sulmi me armë zjarri ndaj Amarit, por nga kontaktet që kemi me miqtë e tij, është se ai nuk ka qenë cak i sulmit, por vetëm se ka qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Ai jeton vetëm disa metra larg nga vendi ku është vrarë. Për momentin nuk mund të themi se kush ka qenë objektiv i këtij sulmi, por mund të ketë lidhje me vrasjet që po ndodhin tani me muaj mes dy grupeve kriminale, që nisi me vrasjen e Orhan Bajramit dhe që vijoi me vrasje të tjera. Megjithatë do të duhet të presim detaje rreth këaj ngjarjeje, rruga e Plastikave ka shumë biznese dhe ka shumë kamera të sigurisë dhe në ditët në vijim do të sqarohet situate dhe ajo që ka ndodhur. Ajo që po shqetëson komunitetin shqiptar në Shkup është që po ndodhin shumë vrasje dhe autorët po mbesin të pazbuluar dhe po mbetet një paqartësi e madhe rreth këtyre ngjarje dhe po fajësohen dy grupet rivale pa dalë detajet në sipërfaqe. Institucionet nuk po e bëjnë punën e vetë për të informuar publikun”, tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024